Live

Shënohet dita e Gjuhës Rome në Gjakovë

15:27 / 04 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Në komunë e Gjakovës sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome. Përmes këtij aktivitet të organizuar nga OJQ “Roma in Action” u kërkua nga të gjithë akterët lokal dhe qendror të ruhet, promovohet dhe përmirësohet gjuha rome.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se në këtë komunë komuniteti romë është shumë aktiv, fal disa aktiviteteve serioze që janë ndërmarrë.

Ai tha se Kosova përkundër hapave e serioz që ka bërë në drejtim të respektimit të drejtëve të pakicave, sipas tij ende duhet punë.

“Gjuha rome pavarësisht se ka njerëz që nuk e kuptojnë është gjuhë serioze në shumë zona kryesisht të Euroazisë.. Kosova pavarësisht se ka bërë hapa serioz në drejtim të të gjitha aspekteve të respektimit dhe promovimit të të drejtëve të pakicave ende ka shumë punë për të bërë….. Në komunën e Gjakovës i kemi disa aksione tepër serioze e kemi një komunitet romë shumë aktiv me shumë kualiteti që ka arritur me shty agjendën e të drejtave në përgjithësi e të drejtave të komunitetit romë dhe komuniteteve tjera pakicë goxha shumë përpara”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i OJQ “Roma in Action”, Emrah Cërmjani u shpreh se Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome në Gjakovë e shënojnë nga vitit 2017.

Ai tha se përmes këtij takimi të sotëm synojnë ta ngrisim debatin për përfshihen dhe promovim më të madh të gjuhës rome në mediat e Kosovës.

Cermjani: Përveç redaksisë në Rtk ka pak media në Kosovë që ofrojnë për pjesëtarët e komunitetit romë

“Me anë të këtij aktivitet qëllimi i të cilit është të debatojmë në lidhje me rëndësinë e promovimit të gjuhës rome në media të ndryshme marr parasysh që përveç redaksisë në RTK, ka pak media në Kosovë që ofrojnë për pjesëtarët e komuniteteve veçanërisht rom për të promovuar dhënë të drejtën e komunikimit në gjuhën rome”, theksoi ai.

Elizabeth Gowing këshilltare për çështjen e komuniteve pranë Zyrës së Kryeministrit, tha se është krenare që është pjesë e shoqërisë kosovare që flitet e respektohen shumë gjuhë.

Ajo tha se Kosova është shtet multietnik ku njerëzit mund të ndihen të lirë të flasin gjuhën e tyre.

Gowing: Kjo është një pjesë e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve

“Kjo është një pjesë e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe me këtë ligj me punu. Në Zyrën e Komisionerit për Gjuhën tregohet se Kosova përnjëmend është një shtet multietnik, njëmend është një shtet ku njerëzit mund të ndihen të lirë të flasin gjuhën e vet dhe kanë të drejtë me ushtru gjuhën e vet në shumë kontekste. … Kosova është shtet multietik dhe respektimi sa më shumë i të gjitha gjuhëve është diçka që tregon diversitet dhe kremton atë diversitet”, theksoi ajo.

Drejtori i Zyrës Regjionale të OSBE-së në Pejë, Riccardo Celeghini derisa ka uruar komunitetin rom për këtë ditë të veçantë, tha se misioni i OSBE-së ka mbështetur përfshirjen e komunitetit rom në shoqërinë kosovare.

Celeghini: Kjo ngjarje është një shembull shumë pozitiv për një bashkëpunim të shëndoshë mes komunës dhe akterëve tjerë

“Kjo ngjarje është një shembull shumë pozitiv për një bashkëpunim të shëndoshë në mes të komunës dhe akterëve tjerë të shoqërisë civile…. Siç e dini misioni i OSBE-së mbështet përfshirjen e komunitetit rom në shoqërinë kosovare, sidomos të drejtat gjuhësore të komuniteteve dhe kështu ne mendojmë se duhet të mbështesim sidomos të drejtat gjuhësore e cila parashihet edhe me Kushtetutë, ligjin mbi gjuhët dhe disa instrumente ndërkombëtare. Misioni i OSBE-së, sidomos ekipa jonë ka punuar shumë ngusht në mbrojtjen e këtyre të drejtëve dhe bashkëpunimin me organziata dhe të tjerë”, tha ai.

Gjuha rome u shpall si gjuhë zyrtare e romëve në Kongresin e parë Botëror të Romëve që u mbajt në Londër në vitin 1971.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

  • Albin Kurti - LVV (49%, 188 Vota)
  • Bedri Hamza - PDK (34%, 131 Vota)
  • Lumir Abdixhiku - LDK (11%, 44 Vota)
  • Ramush Haradinaj - AAK (6%, 23 Vota)

Gjithsej Votues: 386

Loading ... Loading ...