Live

Shënohet rekord i reshjeve në Britani të Madhe

17:22 / 16 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Një stacion meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar e ka regjistruar vjeshtën më të lagësht në histori të këtij vendi, ndonëse kjo stinë ende nuk ka përfunduar, pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan vërshime të mëdha në pjesët qendrore dhe veriore të Anglisë.

Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë deri në fundin e sezonit meteorologjik, në një stacion të motit në Sheffield u regjistruan 427 milimetra reshje të shiut nga 1 shtatori, duke e thyer kështu rekordin e mëparshëm të vitit 2000, kur për tre muaj kishte pasur 425 milimetra shi.

Shifra rekorde e të reshurave u regjistrua në kohën kur rreth 80 paralajmërime për vërshime janë ende aktive në pjesë të ndryshme të Anglisë dhe Uellsit ku ka pasur reshje të mëdha të shiut gjatë këtij muaji.

Megjithatë, meteorologët kanë parashikuar se moti do të përmirësohet ditëve të ardhshme dhe se reshjet më të mëdha tashmë kanë përfunduar.

Pavarësisht rekordit të shënuar në Sheffield, meteorologët thanë se rekordi kombëtar ka pak gjasa të thyhet.

Më shumë se 1200 njerëz u detyruan të zhvendosen nga shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve të këtij muaji në Doncaster, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...