Live

Sherr me thika në Vlorë, plagosen babë e bir, djali në gjendje të rëndë

22:06 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Babë e bir janë plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në lagjen 24 Maji në Vlorë, pas një sherri me thika.

Xhevdet Braushi 62 vjeç dhe djali i tij Albion Braushi 30 vjeç janë dërguar më urgjencë në spitalin e Vlorës. 

Mësohet se babai është jashtë rrezikut për jetën ndërsa i biri ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë personat të cilët i kanë sulmuar, janë arratisur nga vendngjarja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...