Një 34-vjeçar nga Kosova është ndaluar dhe shoqëruar nga policia pasi ishte marrë pjesë në një sherr në fshatin Bukoviq të Shkupit.
Gjatë kontrollit, policia i kishte gjetur edhe një mjet të mprehtë, të cilin siç thuhet, e ka përdorur gjatë sherrit me dy banorë të Bukoviqit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, nga MPB thonë se do të ngrejnë kallëzimin përkatës, përcjell Klan Maqeconi.
“Me datë 01.01.2023 në ora 18:00 në fshatin Bukoviq, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë shoqëruar P.Q(34) nga Republika e Kosovës për shkak se sipas raportit rreth orës 11:00 në një oborr të fshatit Bukoviq, Shkup, në pronësi të F.A (32), pas një debati të mëparshëm, ka marrë pjesë në prishjen e rendit dhe qetësisë publike me një konfrontim fizik në mes të F.A. dhe M.A. nga njëra anë dhe P.Q. në anën tjetër, derisa në sherr janë përdorur sende të forta. I akuzuari ka përdorur një send të mprehtë, i cili është gjetur dhe konfiskuar”, thuhet në raportin e MPB-së.