DJ i Noizyt, DJ Crax, emri i vërtetë i të cilit është Bahtjar Bajraktari është liruar nga burgu.
Ai ka qenë në paraburgim për 70 ditë në Shqipëri, por se është ekstraduar së fundmi në Kosovë dhe është mbajtur fillimisht për 48 orë.
Kështu ka njoftuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili po ashtu potencoi se Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor.
“I njëjti me urdhër-arrest të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar në Republikën e Shqipërisë dhe ka qëndruar mbi 70 ditë në paraburgim atje. Është ekstraduar nga Republika e Shqipërisë dhe i njëjti është ndaluar fillimisht për 48 orë pas intervistimit dhe njëkohësisht Prokurori i Shtetit ka kërkuar që i njëjti të paraqitet një herë në javë në stacionin policor”, potencoi Nikçi.
Crax dhe Noizy u arrestuan pas një sherri të bujshëm në një klub nate në Pejë. Stresi, i cili po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë, vazhdon të jetë në arrati.