Live

Shfaqet traileri zyrtar i sezonit të tretë të “13 Reasons Why”

10:34 / 02 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Seriali kontravers “13 Reasons Why”, ka shfaqur dje trailerin zyrtar dhe datën se kur do të shfaqet sezonin i tretë i këtij seriali.

Sipas trailerit të Netflix, një tjetër kryepersonazh vdes në mënyrë misterioze (Bryce)  dhe të dyshuar janë të gjithë. Tematika e këtij sezoni është :Kush e vrau Bryce Ëalker? Kjo pritet të zbulohet pasi që të gjithë kryepersonazhet kanë patur motiv për të vrarë atë. Sezoni i ri do të shfaqet me datë 23 gusht.

Trajleri vjen vetëm disa javë pasi Netflix njoftoi se do të tërhiqte skenën grafike të sezonit 1 në të cilën Hannah vetvritët. “Ndërsa përgatitemi për të filluar Sezonin 3 më vonë këtë verë, ne kemi qenë në debat te vazhdueshëm rreth shfaqjes,” thuhet në deklaratë. “Kështu që me këshillat e ekspertëve mjekësorë, përfshirë Dr. Christine Moutier, Zyrtar Kryesor i Mjekësisë në Fondacioni Amerikan për Parandalimin e Vetëvrasjeve, ne kemi vendosur me krijuesin Brian Yorkey dhe prodhuesit të modifikojmë skenën në të cilën Hannah vetvritet nga Sezoni 1. “

Shpërndaje në

U Kopjua