Live

Shi e borë, ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

23:18 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Mot i ngrohtë por me erë të fuqishme jugore parashihet në fundjavë. Kushte për të reshura shiu paraqiten ditën e diel, që do të jenë më të shumta orëve të mbrëmjes. Me rënie të temperaturës këto reshje edhe mund të shndërrohen në bore mëngjesin e së hënës.

Reshjet e shiut dhe borës pritet të ketë edhe ditën e mërkurë.

Erërat e fuqishme në fundjavë, mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme. Prania e pluhurit saharian në rajon mund të ndikojë që rritja e vlerave të çastit me këto grimca të çojnë indeksin edhe në vlera të dobëta.

25.02 – Mbetet ngrohtë, por me erë. Do të ketë edhe intervale me diell por dhe vransira.

26.02 – Riga lokale shiu paradite. Ditën kryesisht me vransira e erë. Më vonë në mbrëmje reshjet të shiut përfshinë vendin, që me rënie të temperaturës mund të shndërrohen edhe në bore.

27.02 – Më ftohtë, orëve të mëngjesit edhe reshje bore. Ditën kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.

28.02 – Mot i ftohtë, kryesisht me vransira, por i thatë.

1.03 – Kryesisht me vransira, orëve të mëngjesit edhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat në rënie në të dy vlerat ekstremet. Minimalet zbresin nga 4C e 7C deri në 0C, e ato maksimale nga 15C në 8C e 5C.
Në fundjavë frynë erë mesatare dhe e fuqishme nga jugu e jugperëndimi 10-20m/s, e nga dita e hënë ndryshon drejtimin në veriore dhe verilindore dhe frynë e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht në rënie edhe nën vlera normale.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...