Live

Shirat e rrëmbyeshëm mbysin tre persona në Zelandë të Re, të paktën një i zhdukur

22:36 / 28 Janar 2023

Nga Kosova Live

Tre persona kanë vdekur dhe të paktën një person është zhdukur si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ka shkaktuar përmbytje të mëdha dhe evakuime të shumta në Zelandën e Re.

Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re, është goditur keq nga shirat e dendur dhe stuhitë. E premtja ishte dita më e lagësht e qytetit në rekord, me rreth 240 mm reshje – e barabartë me shiun e një vere të tërë.

Autoritetet e aeroportit thanë se terminalet dhe rrugët u prekën nga përmbytjet e përhapura.

Ekipet e kërkim-shpëtimit thanë se i ishin përgjigjur më shumë se 400 thirrjeve emergjente të bëra për motin, raporton CNN.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...