Një i ri nga Shqipëria është arrestuar në Zvicër pasi akuzohet se shiste kokainë dhe heroinë.
Sipas mediave të huaja 20-vjeçarit i janë gjetur sasi të mëdha heroine dhe kokaine, si edhe mijëra franga zvicerane që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës, por ai u arrestua vetëm pasi u kap në flagrancë nga policia duke i shitur drogë një personi tjetër.
Sipas policisë një tjetër i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, është i dyshuar si i përfshirë në operacionin e shitjes së drogës pasi edhe atij i janë gjetur drogat e forta dhe një sasi parash.