Live

Shitblerje e substancave narkotike, policia arreston një person në Lipjan

19:40 / 21 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një person në Lipjan është shoqëruar në polici pasi i janë sekuestruar substance narkotike.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

”Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike“, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur në Lipjan sot rreth orës 09:00.

”Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 09:00, në Lipjan. Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike“, thuhet në njoftim.

”Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ndaj personot të dyshuar K.Sh, (mashkull), është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge“, përmbyllet njoftimi.

Shpërndaje në

U Kopjua