Live

Shiten të gjitha biletat për finalen mes Prishtinës dhe Trepçës

13:03 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Klubi i basketbollit Prishtina ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Trepçës.

Sot me fillim nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Trepçës.

Një pjesë e biletave do të jetë e rezervuar për tifozët mysafirë, “Torcida” kurse biletat tjera janë shitur të gjitha.

Në gjysmëfinale, Prishtina eliminoi Yllin, ndërsa Trepça arriti ta mposht Bashkimin.

Shpërndaje në

U Kopjua