Live

Shkarkohet rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani e quan vendimin politik

18:38 / 21 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” e ka shkarkuar rektorin Artan Nimani.

Këtë për Demokracia.com e ka konfirmuar edhe vetë Nimani, i cili ka thënë se nuk kanë pasur asnjë arsye për shkarkimin e tij.

Nimani ka thënë se mbledhja ka qenë ilegale, pasi nuk kishte pasur as kuorum.

“Nuk ka një arsye, por i kanë mundësitë, i kanë pushtetet, po duan me i keqpërdorë. Pavarësisht që mbledhja ka qenë ilegale, nuk ka pasur kuorum, sepse duhet me qenë pesë anëtarë. Tash më njoftuan edhe mua se kanë marrë vendim për shkarkim. Nuk e kam parë ende vendimin. Jo, nuk ka pasur vërejtje, përkundrazi ne kemi qenë universiteti më transparent, auditimi i brendshëm dhe i jashtëm, të gjitha kontratat, por në Kosovë jemi ne. Nuk e kam vendimin. Janë marrë me çështje periferike. Unë në fillim të takimit ju kam treguar se është mbledhje jolegjitime, pasi që duhet me qenë pesë anëtarë për t’u mbajtur mbledhja. Në moment të fundit, ministrja ka caktuar nja katër emra, i ka pru. Edhe ky erdh, hyni në sallë e bëri kuorumin. Tash ta shohim se cilat janë rrugët juridike”, ka thënë Niman

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...