Live

Shkëmbime zjarri në Kashmir, vriten të paktën 8 ushtarë

09:37 / 16 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ushtria e Pakistanit ka thënë se të paktën tre ushtarë pakistanezë dhe pesë indianë janë vrarë pas një shkëmbim të zjarrit në zonën ndërkufitare në rajonin e diskutueshëm të Kashmir.

Derisa zyrtarë pakistanezë kanë thënë se  ushtarët kanë vdekur nga sulmi i ushtrisë indiane, New Delhi ka mohuar vdekjen e ushtarëve të saj. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot urgjentisht për të diskutuar situatën në Kashmir.

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, të enjten, paralajmëroi mundësinë e një masakre të re dhe spastrimit etnik të myslimanëve në Kashmir, “sikurse ajo që ndodhi 24 vjet më parë në Srebrenicë”.

“A do të vëzhgojë bota në heshtje masakrën dhe spastrimin etnik të myslimanëve në Kashmir, ashtu siç bëri me Srebrenicën”, pyeti Khan në Twitter, duke shtuar:

“Dua të paralajmëroj bashkësinë ndërkombëtare që nëse lejohet të ndodhë, ajo do të ketë pasoja të rënda dhe do të provokojë reagime në botën myslimane duke shkaktuar radikalizëm dhe cikle dhune”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...