Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër institucione korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhuruar donacion për Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve.
Me qëllim krijimin e një ambienti të përshtatshëm për fëmijët, të cilët po trajtohen në këtë klinikë janë dhuruar një tabele, dy kokërrshilte dhe pesë karrige, të cilat janë punuar nga të miturit e Qendrës Edukuese Korrektuese të Lipjanit.
Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim krijimin e një ambienti të rehatshëm, komod dhe të përshtatshëm për pacientët fëmijët të kësaj klinike.
Të miturit e QEKL-së, përveç se kanë aktivitete të ndryshme, ata zhvillojnë edhe aktivitete me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë.
Secili punim i kryer nga të miturit në punëtoritë QEKL-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit, disa prej tyre dhurohen edhe donacion.