Ka shkuar në 76 numri i të vdekurve si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të martën në një hotel, në një vendskijimi të Turqisë.
Të paktën 51 të tjerë janë plagosur pasi zjarri përfshiu hotelin, duke i detyruar mysafirët të hidheshin nga dritaret ose të përpiqeshin të përdornin çarçafët për t’u larguar nga ndërtesa, raporton The Guardian.
Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit të së martës në restorantin e një hoteli 12-katësh, në provincën Bolu, në veri-perëndim të Turqisë.
Autoritetet kanë arrestuar katër persona, përfshirë pronarin e hotelit, si pjesë e një hetimi për shkakun e zjarrit.
Përfaqësuesit e resortit kanë deklaruar se në hotel ndodheshin 238 mysafirë.
Dy nga viktimat vdiqën pasi janë hedhur nga ndërtesa në panik, sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin.