Live

Shkruhen parulla në ndërtesën e Teatrit Kombëtar kundër gjyqtarit e prokurorit që vendosën për Pantiqin

16:20 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Në objektin e Teatrit Kombëtarë janë shkruar parulla kundër gjyqtarit Mentor Bajraktari dhe prokurorit Afrim Shefiku që ishin të përfshirë në rastin e ish-policit Dejan Pantiqi.

Bajraktari pas propozimit të prokurorit Shefiku ka marrë vendim që ish-policit Dejan Pantiqi masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest-shtëpiak.

Tre të rinj, të cilët kanë shkruar parullat dhe janë larguar, së paku njëri prej tyre dukej i mitur, raporton EO.

Ata nuk kanë dashur të tregojnë se në emër të kujt po i shkruanin këto parulla që sulmojnë gjyqtarin e prokurorin.

Më herë zyrtarë të qeverisë dhe eksponentë të Vetëvendosjes e kanë kritikuar vendimin e Bajraktarit dhe ia kanë publikuar emrin atij, duke e quajt vendimin si akt tradhtie.

Shpërndaje në

U Kopjua