Live

Shkuarja e Bidenit në Ukrainë ish-ambasadorit amerikan po ia kujton Kosovën

11:31 / 21 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Gjatë së hënës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, qëndroi për vizitë në Ukrainë ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, tha se kjo solli shpresë.

Kjo vizitë atij ia kujton Kosovën, kur Biden në cilësinë asokohe të zëvendëspresidentit e pati vizituar vendin tonë.

“Biden sjell shpresë në Ukrainë. E mbaj në mend kur zëvendëspresidenti Biden solli shpresë në Kosovë duke kaluar një ditë së bashku me ne në Ambasadën në Prishtinë në vitin 2016-të”, tha Delawie.

Shpërndaje në

U Kopjua