Euronews Albania ka zbuluar dinamikën si ndodhi ngjarja e rëndë në Durrës këtë të hënë, ku 44-vjeçari Artan Paja tentoi të vriste me shkop bejsbolli punonjësin e një karburanti.
Shkak i konfliktit në Shkafanë të Durrësit është bërë një borxh që Paja kishte në karburantin në fjalë.
Kur punonjësi i karburantit ka refuzuar t’i furnizojë karburantin 44-vjeçarit për shkak të detyrimeve të pashlyera, ky i fundit ka dalë nga makina dhe e ka dhunuar.
44-vjeçari ka rrëmbyer shkopin e bejsbollit që mbante në makinë dhe ka tentuar të vrasë punonjësin 46-vjeçar.
Ai është arrestuar në polici, ndërkohë që 46-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të 44-vjeçarit i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, thueht në njoftimin e policië.