Live

Shoferi shqiptar bie nga 40 metra lartësi

22:23 / 27 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në Savona të Italisë, ku një kamion i tonazhit të rëndë ka pësuar një aksident dhe një pjesë e mjetit ka rënë nga një lartësi prej 40 metrash.

Drejtuesi i kamionit ka qenë një shtetas me origjinë shqiptare. Kamioni që shqiptari drejtonte ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me parmakët anësorë të rrugës.

Për shkak të tonazhit dhe inercisë, kamioni është shkatërruar dhe pjesa e kryesore e trajlerit ka rënë në greminë.

Shqiptari ka flutuar nga 50 metra lartësi në kabinën e tij.

Me t’u njoftuar për aksidentin e rëndë, ashtu siç tregojnë dhe fotot, në vendngjarje kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit. Kur kanë mbërritur poshtë, atje ku ndodhej dhe trajleri, zjarrfikësit janë habitur teksa kanë parë shqiptarin të padëmtuar.

Madje ky i fundit ka dalë me këmbët e veta nga kabina dhe më pas i është drejtuar spitalit për një kontroll të detajuar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...