Live

Shpallën rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, Gjunakoviq dhe Milatoviq në raundin e dytë

22:34 / 20 Mars 2023

Nga Kosova Live

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i Malit të Zi sonte shpalli rezultatet e përkohshme të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në atë vend dhe Milo Gjukanoviq dhe Jakov Milatoviq do të hyjnë në raundin e dytë më 2 prill.

Sipas rezultateve të përkohshme të KSHZ-së, me 100 për qind të votave të përpunuara, presidenti aktual i Malit të Zi dhe Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq, ka fituar 35,37 për qind të votave, gjegjësisht 119,673 vota, ndërsa nënkryetari i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq ka fituar 28,92 për qind ose 97858 vota, transmeton Demokracia.com.

Njëri nga lidrët e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, ka marrë 19,32 për qind, gjegjësisht 65,386 vota, lideri i Demokratëve, Aleksa Beçiq, ka marrë 11,10 për qind, gjegjësisht 37,562 vota, deputetja e Partisë Socialdemokrate (SDP), Draginja V. Stankoviq, 3,15 për qind, ose 10 669 vota.

Shpërndaje në

U Kopjua