Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim i sistemit të ngrohjes së qytetit “Termokos”, sipas tyre gypat janë dëmtuar gjatë intervenimit që është bërë në rrugë.
Kjo pamje nuk është e zakonshme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Ky avull vinte nga rrjedhja e ujit të nxehtë pas shpërthimit të sistemit të ngrohtores së “Termokosit”.
Punëtorët e ndërmarrjes publike po punonin në rregullimin e tij.
Por, cili ishte shkaktari i shpërthimit tregon inxhinieri Liridon Beqaj.
Ata që pësuan më së shumti ishin studentët e Fakultetit Juridik.
Përveç studentëve, pengesa në qarkullim hasën edhe qytetarët.
Pasditen e së martës, ky problem i cili u shkaktonte vështirësi veçmas studentëve, u rregullua.