Live

Shpërthen vullkani në Indonezi, hiri ngrihet deri në 7 km lartësi

13:52 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Vullkani Merapi ka shpërthyer sot, duke ngritur një shtëllungë hiri 7 km mbi qiellin e Indonezizë.

Shpërthimi i vullkanit që ndodhet në rajonin e Yogyakartës ndodhi rreth orës 12 të mesditës me orën lokale dhe sipas autoriteteve u vu re një rrjedhë llave prej 1.5 kilometrash.

Banorët u paralajmëruan të ndalonin çdo aktivitet në zonat e rrezikshme, pra brenda një rrezeje prej tre deri në shtatë kilometra nga krateri i vullkanit, tha në një deklaratë agjencia indoneziane e menaxhimit të fatkeqësive.

Shpërndaje në

U Kopjua