Të paktën 28 persona kanë vdekur, duke përfshirë një foshnje gjashtë muajshe, pasi një zjarr shpërtheu në një traget pasagjerësh në jug të Filipineve, tha roja bregdetare.
Autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili shpërtheu mbrëmë rreth orës 23:00 sipas kohës lokale në ishullin Basilan, ndërsa shumë pasagjerë po flinin në kabina me ajër të kondicionuar në kuvertën e poshtme të tragetit.
“Së pari gjetëm 10 prej tyre, ata vdiqën nga asfikësia. Më pas zbuluam 18 të tjerë në bord, në kabinë. Ata u dogjën plotësisht”, tha për Reuters komodori Rejard Marfe, kreu i rojes bregdetare në rajonin jugor të Mindanaos.
Informacione kontradiktore u përhapën për numrin e pasagjerëve në tragetin, i cili nuk ishte i mbingarkuar. Roja Bregdetare tha se 230 njerëz u shpëtuan, duke përfshirë 35 anëtarë të ekuipazhit.