Live

Shpëtohen më shumë se 700 emigrantë

21:16 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Roja bregdetare italiane tha se shpëtoi rreth 750 emigrantë më herët të enjten në dy operacione, disa orë pas mbytjes së anijes në brigjet e Tunizisë.

Operacioni i parë kishte të bënte me një anije peshkimi me 295 emigrantë të parregullt në bord, që ndodhej 167 kilometra larg brigjeve të Kalabrisë.

E dyta përfshinte një varkë peshkimi me rreth 450 persona në bord, e cila rrezikonte të fundosej 185 kilometra në lindje të Siçilisë. Në këtë operacion morën pjesë edhe tre anije mallrash dhe një anije Frontex, tha rojet bregdetare italiane në një deklaratë.

Anija e mbytur më 26 shkurt në brigjet lindore të Kalabrisë, me 88 emigrantë të vdekur dhe të paktën 10 të zhdukur, nxiti kritika të forta për mungesën e aparatit shtetëror.

Shpërndaje në

U Kopjua