Live

Shpullë 4-vjeçarit, largohet edukatorja nga çerdhja në Mitrovicë

20:40 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Të hënën një edukatore e Kopshtit “Nina” në Mitrovicë e goditi me shuplakë një 4 vjeçar për të cilin po kujdesej. Rastin e njoftoi menaxherja e institucionit tek drejtoresha, e kjo e fundit u tregoi prindërve.

Këta vendosën ta largojnë fëmijën nga kopshti dhe iu drejtuan organeve të rendit.

“Është fëmijë prematur, është i lindur në muajin e shtatë 1 kilogram e 128 gr dhe ka ngecje, ka dyshime për autizëm ende nuk fole. Dyshimi im është që nuk është hera e parë, sa herë ka ardhë djali pasi e kemi marrë nga çerdhja kur ja kom pa flokët, grushtin e flokëve, i thosha gruas a janë duke i rënë flokët djalit, a çka është tu ndodhë, diçka nuk është në rregull. Pastaj kam vërejtur do shenja të vogla, veshët e skuqur, djali është i urtë është hiperaktiv por jo agresiv, nuk i ngucë fëmijët e tjerë.” tha babai i djalit, Shefki Ibrahimi.

Ai dyshonte se kishte ngacmime nga fëmijët e tjerë të kopshtit, por s’i kishte shkuar mendja asnjëherë te edukatoret.

E drejtuesja e këtij institucioni Agnesa Shipoli-Nika e pranon se katërvjeccari u godit nga edukatorja, por mohon se ky veprim ka ndodhur edhe më parë.

 “Nuk po dua me fajësu as me shfajësu edukatoren, deri në atë ditë ka qenë një ndër edukatoret më të sjellshme dhe kujdesshme sa i përket kopshtit, ka ndodhë një sulm në afekt që është i patolerueshëm, jo profesional.” deklaroi Shipoli Nika.

Ajo tregoi se edukatorja është larguar nga puna menjëherë pas rastit. Televizioni ka kontaktuar këtë të fundit gjatë ditës, por e njëjta ka qenë e paqasshme dhe nuk i është përgjigjur as mesazheve.

E zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, ka bërë të ditur se është iniciuar rast për “Keqtrajtim ose braktisja e fëmijës” dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...