Live

​”Shqipëria në rrezik” slogani i PD për protestën e 12 Majit! Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen

15:43 / 28 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me gazetarët ka komentuar sërish marrëveshjen me Partinë e Lirisë për të cilën tha se do i japë fund monizmit në Shqipëri, ndërsa rendimi më tej dhe disa prej objektivave të tjerë të kësaj marrëveshje të cilën ai e vlerëson si historike.

“Marrëveshje historike, marrëveshja që do t’i japë fund monizmit në Shqipëri, është marrëveshja që do të nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, por që epitetet nuk zgjidhin asgjë sepse e shndërroi me shpejtësi Tiranën, në qytetin me ajrin më të pistë në 10 qytet e botës. Ajri i ndotur do të thotë ajër kancerogjen. Që krijoji në Tiranë me kullat e tij, zonat me dendësi maksimale të popullatës që nuk i gjen në asnjë qendër europiane. Mashtroi në çdo hap qytetarët shqiptarë dhe që vodhi në mënyrë monstruoze, e shndërroi fushën e sharrës në një minierë floriri për veten dhe Edi Ramën”, tha Berisha.

Më tej Berisha ka adresuar akuza ndaj qeverisë “Rama” lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës. Sipas Berishës, protestat janë e vetmja zgjidhje për largimin e kësaj qeverie. Berisha bëri dhe një bilanc të udhëtimeve të kryera nga Kryeministri që sipas tij janë një çmenduri

“Uria, dhuna, skamja po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin e tyre. Shqiptarët kanë bindjen se vetëm protestat për largimin e këtij njeriu që urren të rinjtë dhe qytetarët e këtij kombi, është zgjidhja më emergjente.

Edi Rama ka humbur, e kemi denoncuar, çdo lloj lidhje dhe ndjeshmërie me këtë vend. Ai, si asnjë kryeministër tjetër i botës, i ka lejuar vetes Rama 137 udhëtime me avion-taksi. Presidenti i SHBA George Bush gjatë mandatit të tij, ka udhëtuar 74 herë, gjysmën e Edi Ramës dhe ka vizituar 43 vende në 4 kontinentet e botës. Për Air Force One sështë përdorur kurrë për ëekende, për udhëtime boshe. Është një çmenduri që tejkalon çdo lloj imagjinate. Kancelarja e Austrisë, një vendi të paktën 10 herë më i pasur se Shqipëria, minimuni, nuk lejon veten të udhëtojë me charter, por udhëton me linjë tregtare.

Edi Rama me 137 udhëtimet e tij vajtje-ardhje me charter, 54 i ka kryer para themelimit të Air Albania, pra ka marrë nga kompanitë e charterëve avionë-taksi në dispozicion të zotërisë së tij. Fluturimet e tjera Edi Rama i ka bërë sërish me avion taksi me Ismailin e apasionuar që e do shumë ai dhe flet sikur i ka mbirë në kopshtin e Surrelit. Ismaili është një aeroplan i Albania Airlines, dhuratë siç thotë ai, e Presidentit Erdogan. Por problemi është se karburantin, parkingun, rrobat e pilotëve, stjuardesave dhe shpenzimet e tjera të cilat në një udhëtim shkojnë të paktën 150 mijë euro i paguajnë ata baballarët e atyre që nisen me gomone dhe kalojnë La Manshin sepse nuk kanë mjete jetese në Shqipëri. Për këtë superskandal të padëgjuar, reagoi me gjuhë karakteristike vetëm për të, dhe tha kam dhënë sqarime e nuk jap më. Do japë sqarime një më një. Shqiptarët nuk falin këto abuzime që shkojnë në 22 milionë eurot, që tejkalojnë çdo lloj limiti abuzivitetin më maksimal”, tha Berisha teksa kërkoi më tej dhe dorëheqjen e Ramës. “Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen e të mos presë ta dorëheqin qytetarët e zemëruar shqiptarë”, tha Berisha./RTSH

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...