Live

Shqiptarët do shkojnë pa viza drejt Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

14:17 / 08 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Shqiptarët do mund të udhëtojnë pa viza në Kinë dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas një vendimi që është marrë ditën e sotme në Këshillin e Ministrave.

“Në mbledhjen e qeverisë kemi kaluar dy marrëveshje të rëndësishme të cilat shtojnë akoma më tej numrin e vendeve ku shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza. Më posaçërisht kemi lidhur marrëveshje me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës dhe me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe. Të dyja këto marrëveshje do të krijojnë lehtësi të shtuar për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt këtyre vendeve”, u shpreh Xhaçka.

“Nga momenti i hyrjes në fuqi të marrëveshjeve nuk do të kenë më nevojë për viza hyrëse”, shtoi ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua