Live

Shqiptarët pas 30 ditësh mund të udhëtojnë pa viza në Kinë

17:44 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka treguar një lajm për shqiptarët e Shqipërisë.

Kina pas 30 ditësh do të hapet pa viza për shqiptarët, ka treguar Rama, duke e quajtur lajm të mirë.

Kujtojmë se gjatë periudhës së komunizmit në Shipëri, raportet ndërmjet këtyre dy vendeve kanë qenë shumë të afërta, në disa vite.

Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi pas një muaji.

Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, kjo marrëveshje synon lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet shtetasve të të dyja vendeve, për personat të cilët janë mbajtës të pasaportave të zakonshme dhe mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë për palën kineze.

Më tej theksohet se ky vendim do t’i shërbejë forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Marrëveshja është propozuar nga pala kineze dhe do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e kontakteve ndërmjet shtetasve të të dyja vendeve, si edhe do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, është thënë mes tjerash në njoftimin e Ministrisë.

Postimi i Ramës:

“LAJM I MIRË

Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”

Shpërndaje në

U Kopjua