Live

ShSKUK-ja furnizohet me pajisje mjekësore në vlerë 800 mijë €

15:09 / 14 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), është furnizuar me pajisje të sallave operacionale me vlerë 800 mijë euro.

Përvec QKUK-së, me pajisje mjekësore janë furnizuar edhe katër spitale regjionale.

Në QKUK dorëzohet një kontingjent i pajisjeve mjekësore prej 800 mijë eurove.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu tha se ky furnizim i sallave operacionale të QKUK-së po bëhet me qëllim që të ofrohen kushte sa më të mira dhe sa më moderne për punë.

“Jemi në zbrazje të pajisjeve për sallat operative ku nënkupton tavolinat operative dhe llampat operative, furnizim për të gjitha sallat kirurgjike dhe spitalet regjionale veq ka fillua montimi i tyre nëpër spitale njëkohësisht edhe nëpër salla ku vlera është 800 mijë euro dhe kjo është një prej pjesëve të furnizimit dhe modernizim të sallave operative ku ka qenë një pjesë mjaft e nevojshme”, tha ai.

Ai tha se këto mjete janë mudnësuar nga kursimi i buxhetit, ndërsa specifikimi i pajisjeve mjekësore është bërë nga nj ekspert i Bankës Botërore.

“Mund ta ceki se nga kursimi specifikimi i pajisjeve mjekësore është bërë nga një konsulent i Bankës Botërore në Gjenevë në mënyrë që të jemi sa më transparent. 800 mijë euro është vlera e pajisjeve dhe është  për 4 spitale rajonale, për Gjakovën Pejën Mitrovicën dhe Ferizajn spitale edhe për QKUK-në. Për 18 salla janë paraparë furnizim me 9 tavolina operative dhe 11 llamba lëvizëse. 261 mijë euro është vlera për 4 spitalet regjionale dhe 538,700 për QKUK-në”, tha ai.

Sejdiu tha se edhe në të ardhmen do të investojnë në rritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët kosovarë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...