Live

Shtëpia e Bardhë hap dyert për Halloweenin

18:52 / 29 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Donald Trump dhe zonja e parë, Melania, festuan Hallouinin e tyre të tretë në Shtëpinë e Bardhë, duke u dhënë ëmbëlsira fëmijëve në kostume, të mbledhur në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.

Kryesisht pjesë e kësaj feste ishin fëmijë të familjeve ushtarake por edhe nxënës të shkollave fillore.

Shtëpia e Bardhë ishte dekoruar si më së miri për festën me dhjetëra kunguj të vendosur nëpër shkallë dhe me shumë elementë të tjerë, të frikshëm dhe jo, që shiheshin ngado transmeton “TCh”.

Shpërndaje në

U Kopjua