Një punëtor ka pësuar lëndime në fabrikën e zinkut në Shtime.
I njëjti pas ndihmës së parë për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga drejtori i Qendres Emergjente Naser Syla.
Syla tha se gjendja e tij është stabile.
“Po ka qenë tek ne, është trajtuar. Ka pësuar lëndime në ekstremitetin e poshtëm të majtë. Pas ofrimit të trajtimit nga ne gjendja e tij është stabile. Është transferuar për operim në një spital privat”, tha Syla.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek lëndimi.