Live

Shtime: Situata nën monitorimin e autoriteteve emergjente komunale

19:49 / 20 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Shtimes Qemajl Aliu ka bërë të ditur se autoritetet komunale në vazhdimësi janë duke përcjellë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut në këtë komunë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nga vizitat që kanë zhvilluar në disa fshatra dhe lokacione deri tani fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë rast emergjent dhe situata është nën monitorimin e autoriteteve emergjente komunale.

“Në rast se shirat e rrëmbyeshëm vazhdojnë, kjo mund ta shtojë edhe rrezikun e vërshimeve dhe përmbytjes, por ekipet përkatëse komunale janë të përgatitura për ndërmarrjen e masave preventive me gjitha kapacitetet poseduese për ndërhyrje”.

Shpërndaje në

U Kopjua