Live

Shtrenjtimi i rrymës, Berisha ka një pyetje për Kurtin

20:51 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Pas shtrenjtimit të energjisë elektrikeish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një pyetje.

Berisha kujtoi kur Kurti thoshte se “VV në pushtet e bën ‘shportën më të rëndë në peshë e më të lirë në çmim’”.

Për këtë, ai pyet Kurtin se: me cilin sistem te llogaritjes rritja e çmimit të energjisë elektrike për 14% e bën me te lire buxhetin e qytetarit?

“VV në pushtet e bën “shportën më të rëndë në peshë e më të lirë në çmim”- thoshte Albin Kurti.

Si koleg ne fushen e elektroteknikes e pyes Kurtin: me cilin sistem te llogaritjes rritja e çmimit të energjise elektrike per 14% e ben me te lire buxhetin e qytetarit? Ne sistemin shkencor sigurisht se eshte e kunderta por ne sistemin e kryerrencit Kurti anomalite e tilla jane dukuri e sjelljes normale“, shkroi Berisha.

Ndryshe, sot është marrë vendimi që të shtrenjtohet rryma për 14 për qind.

Shpërndaje në

U Kopjua