Zyra e Rregullatorit për Energji më 23 mars ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Por, sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, kjo do të jetë ngarkesë shtesë për qytetarët.
Gërxhaliu tha në Info Magzine në Klan Kosova, se qytetarët po mbijetojnë falë kredive.
“Sot në Kosovë 430 milionë euro para janë të shpenzuar nga overdraftet (mbi tërheqjet) e kartelave, 48 për qind e kredive janë për konsum. Dhe po e shihni që qytetarët po e mbajnë konsumin falë kredive. Prandaj duke i parë këto rrethana, duhet të kemi më tepër solidarizim me qytetarët dhe duhet të mendohet më tepër për qytetarët”, tha Gërxhaliu.