Live

Shtyhet raportimi i AKP-së para Komisionit për Buxhet në lidhje me pronat

12:34 / 08 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Për shkak se nuk ishte prezent kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Nazmi Mikullovci, është shtyrë për një ditë tjetër raportimi i AKP-së, para Komisionit për Buxhet të Kuvendit të Kosovës. Në këtë Komision prezente nuk ishte as Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ndërsa Zyra Kombëtare e Auditimit u përfaqësua nga zëvendësauditori, Bezad Halilaj, raporton Ekonomia Online.

Temë e raportimit ishte Raporti i Zyrës Kombëtare të Audimit (ZKA), për të ‘Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizmit’, raport i cili është kryer për periudhën 2012-2021 dhe i cili kishte gjetur parregullsi në menaxhimin e pronave nga AKP-ja, ndër vite.

Kjo pikë e rendit të ditës u vendos që të shqyrtohet në mbledhjen e së hënës për të qenë të pranishëm edhe drejtuesit e AKP-së.

Kërkesa për shtyrje të kësaj mbledhje erdhi nga deputetët e opozitës dhe pozitës të cilët u shprehën se pa prezencën e krerëve të këtyre institucioneve nuk duhet të vazhdojë diskutimi për këtë raport.

Zëvendësauditori i përgjithshëm, Bezard Halilaj tha se në takimet kur diskutohen raportet e auditimit nuk merr pjesë auditorja e përgjithshme, praktikë është të marrin pjesë ekipet që për së afërmi kanë qenë pjesë e auditimit.

Ndërsa, anëtari i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni theksoi se kryesuesi i AKP-së nuk është i pranishëm për shkak të gjendjes shëndetësore, ndërsa zëvendës kryesuesja e Bordit të AKP-së ka treguar se për shkak te disa takimeve tjera nuk ka mundur të jetë prezentë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...