Live

Shtyhet seanca për rastin “Veteranët”

15:56 / 28 Prill 2025

Nga Kosova Live

Është shtyrë seanca e sotme në rastin e njohur si “Veteranët”.

Kjo seancë e këtij procesi gjyqësor është shtyrë për datën 20 maj nga ora 13:15, raporton Klan Kosova.

“Të rihapet seanca e shqyrtimit gjyqësor vetëm edhe për një seancë gjyqësore për sqarimin e çështjeve konkrete në raport me numrin prej 19 mijë e 500 veteranë të cekur në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

Shpërndaje në

U Kopjua