Live

Shtyhet sërish në GJKKO seanca për Berishën dhe Malltezin

16:35 / 15 Prill 2025

Nga Kosova Live

Është shtyrë gjyqi për dosjen Partizani, ku prej më shumë se një vit janë marrë të pandehur dhe nën akuzë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Seanca e rradhës pritet të mbahet më datën 18 prill.

Shkak për zvarritjen u bë mungesa e avokatit të biznesmenit Fatmir Bektashi, gjithashtu i pandehur në çështjen “Partizani”.

Avokatit Sokol Hazizaj mungoi pasi ndodhej në gjyqin “plumbi i artë” ku mbron të pandehurin Gentian Sharra, raporton Euronews,al, transmeton Klankosova.tv.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.

Shpërndaje në

U Kopjua