Live

Shtyrja e zgjedhjeve në veri, KQZ-ja mblidhet sot

08:29 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një ditë pas shtyrjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se mbledhja do të mbahet sot, e diel, duke filluar në orën 11:00.

“Pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimin e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë hapat e mëtutjeshëm”, tha Elezi në një përgjigje me shkrim për KP.

Shpërndaje në

U Kopjua