Live

Shtyrja e zgjedhjeve në veri, KQZ-ja pezullon të gjitha aktivitetet e planifikuara

11:35 / 11 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se pas këtij vendimi, do të pezullohen të gjitha aktivitetet e planifikuara.

Tutje, ai është shprehur se KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill të vitit 2023.

“Pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimin e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara më herët për përgatitjen e zgjedhjeve të datës 18 dhe 25 dhjetor. Po ashtu, KQZ-ja u dakordua për hartimin e një plani të ri operacional për organizimin e zgjedhjeve të cilat janë caktuar të mbahen më 23 prill 2023”, është shprehur Elezi.

Shpërndaje në

U Kopjua