Live

Shumë barnatore, pak farmacistë – në vend të tyre kërkohen teknikë

21:22 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Rreth 900 barnatore private janë të hapura në Kosovë, numër ky tejet i lartë në raport me normat evropiane dhe me vetëm 1,500 farmacistë të licencuar si profesionistë.

Megjithëkëtë, jo të gjithë ata punojnë direkt në barnatore për t’iu ofruar shërbim pacientëve. Sipas Odës së Farmacistëve të Kosovës diku vetëm 1,000-1,100 punojnë në barnatore dhe kësisoj numri i tyre është i ulët në raport me numrin e farmacive private, njofton KlanKosova.tv.

Si shkak i kësaj barnatoret nëpërmjet platformave ‘online’ po kërkojnë staf profesional, ku kërkesat për rekrutim dominojnë për teknikë të farmacisë dhe rrallë të farmacistëve.

Ndërkaq kërkesa ligjore është që çdo barnatore gjatë gjithë orarit të punës të ketë farmacistë, mirëpo siç thotë oda e farmacistëve në praktikë kjo ndodh shumë rrallë, ngase ndërrimet e pasditës mbulohen vetëm me teknikë, ku edhe shkelet ligji.

Shpërndaje në

U Kopjua