Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku ka komentuar marrëveshjen e mbrëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Dykuptimësi konstruktive. Shumë paqartësi.
E vetmja gjë eksplicite në marrëveshjen e mbrëmshme është që palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marëveshjeve paraprake, dhe se dialogu do të vazhdojë.
Njohja nuk përmendet, në fakt në preambulë të marrëveshjes thuhet që palët kanë pikëpamje të ndryshme për statusin dhe çështje tjera fundamentale”, ka shkruar ajo.