Live

Shyqiri Bytyqi nuk ndalet, favorizon këngëtaren Genta Ismajli

19:51 / 25 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Që nga korriku i këtij viti, zyrtar nga kabineti i ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqit, ishin takuar me komunitetin e “Cyber Security and Privacy” (CSP), ku kishin diskutuar për mundësinë e realizimit të projektit “Kundër gjuhës ngacmuese të fëmijëve nëpër shkolla”.

Ishte vet ministri në largim Bytyqi i cili gjatë ditës së sotme njoftoi se këtë projekt ia kishte besuar organizatës së këngëtares Genta Ismajli me të cilën kishin arritur marrëveshjen.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i “Cyber Security and Privacy” (CSP), të cilët në web faqen e tyre zyrtare, kanë kritikuar ministrin në largim duke thënë se dekaratat e tij janë të pavërteta.

Ata mes tjerash kanë njoftuar se që nga muaji korrik i këtij viti, CSP ka realizuar takime me zyrtarë të kabinetit të ministrit Bytyqi, ku si njohës të mirë të kësaj fushe i kanë njoftuar për rreziqet e mëdha që fëmijët mund të kanosen nga hapësirat kibernetike.

CSP po ashtu ka thënë se zyrtarëve të MASHT-it ju kanë ofruar bashkëpunim në lidhje me mundësinë e projekteve për të cilat janë ekspert të kësaj fushe.

“CSP ka ofruar bashkëpunim dhe projekt për metodologjinë “Play and Learn” organizimin e “Safer Internet Day” etj. Por MASHT nuk e ka parë te arsyeshme te mbështes projektet e tilla”, thuhet  mes tjerash në reagimin e tyre zyrtar.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ministri në largim i AAK-së po kritikohët për favorizimin e projekteve.

Vetëm një muaj më parë MASHT kishte favorizuar me një projekt ish-këshilltaren e vet ministrit Shyqiri Bytyqi.

Reagimi i plotë i CSP-së:

Shpërndaje në

U Kopjua