Live

Si e humbi Bideni durimin derisa po telefononte Zelenskyn?

22:07 / 31 Tetor 2022

Nga admin

Prej kur Rusia e ka pushtuar Ukrainën, bisedat telefonike ndërmjet presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologut amerikan Joe Biden janë bërë të zakonshme.

Por, një telefonatë mes dy liderëve e zhvilluar në qershor, ka qenë ndryshe nga ato të mëparshmet, shkruan nbcnews.com, transmeton klankosova.tv.

Biden mezi kishte mbaruar duke i thënë Zelenskyt se sapo kishte dhënë dritën jeshile për një miliard dollarë të tjera ndihmë ushtarake të SHBA-së për Ukrainën, kur Zelensky kishte filluar të listonte të gjithë ndihmën shtesë që i nevojitej dhe nuk po merrte.

Sipas disa zyrtarëve që kanë qenë prezent derisa ishte duke u zhvilluar telefonata, Biden e ka humbur durimin.

“Populli amerikan po tregohet mjaft bujar dhe administrata dhe ushtria amerikane po punojnë shumë për të ndihmuar Ukrainën”, tha ai, “duke ngritur zërin dhe duke thënë se Zelensky mund të tregonte pak më shumë mirënjohje”.

Shpërndaje në

U Kopjua