Live

Si na i vjedhin të dhënat bankare ?

11:52 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Me rritjen e popullaritetit të shërbimeve bankare në internet, vjedhja e informacionit bankar është bërë një nga llojet më të zakonshme të veprimtarisë kriminale në internet. Përveç vjedhjes së llogarisë personale bankare ata mund të shkaktojnë dhe dëme te tjera financiare.

Kriminelet kibernetikë përdorin një numër teknikash te ashtu quajtura Social Engineering për të përfituar informacione bankare – dhe më pas për të vjedhur ato fonde:

Fake website windows – Virusët Trojan mund të sulmojnë kompjuterët e viktimave dhe të shfaqin një dritare ose imazh në kompjuterin e secilit përdorues. Dritarja do të imitojë pamjen e faqes së internetit të bankës së përdoruesit – dhe do t’i kërkojë përdoruesit të futë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin.

Spam dhe Phishing – Emailet e phishing mund të pretendojnë se janë nga banka e viktimës – duke kërkuar konfirmimin e emrit dhe fjalëkalimit të viktimës. Për të bindur viktimën të fusë të dhënat e tyre personale, numrin e kredit kartelës,posten elektronike etj.

Keylogger Trojans – Këto programe të “spiunimit të tastierës” do të monitorojnë aktivitetin në kompjuterin e viktimës dhe do të presin që përdoruesi të lidhet me një faqe në internet bankare. Sapo përdoruesi të hyjë në një uebfaqe bankare –  virusi Trojan do të fillojë të kapë tastet që shtyp përdoruesi në tastierën e tij. Kjo i mundëson kriminelit në internet të vjedhë të dhëna – përfshirë emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin – të cilat më pas i mundësojnë  kriminelit kibernetikë  të hyjë në llogarinë e përdoruesit … dhe të transferojë fonde.

Shpërndaje në

U Kopjua