Live

“Si në AliExpress”, Tasholli për Gjykatën Speciale: Kur porosit diçka tjetër e të vjen diçka tjetër

23:15 / 03 Prill 2023

Nga Kosova Live

Analisti, Ismail Tasholli ka thënë se ka dilema se si Gjykata Speciale është instaluar përbrenda.

“Shpeshherë ne po themi që e kemi votuar vet” por ka shtuar se mënyrë metaforike se si është ‘kontrabanduar’ Gjykata Speciale, “Ajo është si AliExpress, kur porosit diçka tjetër e të vjen diçka tjetër. Në momentin kur është votu, është besu në drejtësi se në s’kemi alternativ tjetër si shoqëri duhet me ditë… veç drejtësinë e kemi”.

“Kur është propozu nuk është bërë me dije se prokurori serb do të marr medalje për bashkëpunimin e mirëfilltë që e kanë pas ndër vete. Do të thotë se kur është votuar[nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë dit që zyra e Hagës do të jetë edhe në Beograd. Kur e kanë votuar nuk e kanë dit që Drecun-i ka çu me thasë material atje. Do të thotë është një lojë dhe një kontekst që i ka fut të gjitha palët brenda një kurthi të asaj që sot quhet ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’”, ka thënë Tasholli.

Ai ka rikujtuar disa intervista të Sllobodan Millosheviqit dhënë mediave ndërkombëtare në prag të bombardimeve të NATO-së.

“Millosheviq e jep intervistën e famshme, ku në pyetjen se çka është UÇK-ja? Në përgjigjen e tij në gjuhen angleze thotë ‘Asgjë’. Janë disa djem të underground-it që janë dillera të drogës e të armatimit e që po dojnë për hesape ekonomike me e kallë një luftë në Ballkan”.

Shpërndaje në

U Kopjua