Live

Si ta përdorni uthullën e mollës për mirëmbajtjen e flokëve?

12:52 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Përdorimi i rregullt i uthullës së mollës në flokë do t’i largojë të gjitha bakteret në lëkurën e kokës dhe do ta largojë zbokthin.

Gjithashtu, uthulla pastron flokët dhe ju jep më shumë volum ndërsa ndihmon edhe në reduktimin e rënies së flokëve.

Acidi alpha-hydroxy që gjendet në këtë lloj të uthullës ndihmon që të largohen të gjitha helmet ose toksinat që janë marrë nga përdorimi i produkteve të flokëve duke i bërë kështu flokët më të shëndetshme, të ndritshme dhe të buta.

Gjithçka që ju duhet është uthulla e mollës dhe ujë i vakët. Por, si dhe sa herë duhet ta përdorim këtë tretman?

Për flokë kaçurela, të valëzuara, të gjata dhe të trasha – Gjysmë filxhani uthull molle me ¼ e filxhanit ujë të vakët

Përdoret një herë në çdo dy javë.

Për flokë të drejta, të shëndetshme, të holla dhe të shkurtëra – Një lugë gjelle uthull molle me një filxhan ujë të vakët

Përdoret një herë në javë.

Flokë të ngjyrosura ose të drejtuara në mënyrë artificiale– Gjysmë filxhani uthull molle me dy filxhana ujë të vakët

Përdoret një herë në muaj.

Për flokë të trasha dhe të thata – Një filxhan uthull molle me tre filxhana ujë të vakët.

Përdoret njëherë në 6 deri në 8 javë.

Shpërndaje në

U Kopjua