Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook të cilin e ka titulluar “Adresa e degradimit është popullzimi”, ka shkruar se është shqetësuese gjuha e përdorur nga pushteti në Parlamentin e Kosovës.
“Pushtetarët mallkojnë deputetët, madje arrijnë deri në atë nivel sa edhe deklarohen se do të donin t’ia mbyllnin gojën atyre”, thotë ajo.
Sipas Halimit, kjo qasje është si rezultat i mungesës paaftësisë dhe popullzimit, teksa shton se partia në pushtet është tjetërsuar.
“Degradimi është pritur, gjithmonë duke pasur parasysh mënyrën se si u ngjitën në krye të vendit. Kjo parti në fakt është duke u ballafaquar me braktisjen e vetes, tjetërsimin. Prandaj, janë të humbur në kohë dhe hapësirë dhe qytetarët nuk janë prioriteti i tyre”, mendon Halimi.
Ajo shkroi edhe për refuzimin e rezultues së LDK-së për mos rritjen e tatimit.
“Ndonëse, janë duke u ballafaquar me krizat nga më të ndryshmet, pushteti votoi kundër rezolutës së propozuar të LDK-së për mos rritjen e tatimit, duke ofruar zgjidhjen më të mirë. LDK, edhe pse është në opozitë do të vazhdoj përpjekjet për të bërë më të mirën për qytetarët”, përfundon ajo.