Sinjalizuesi, ankesa e të cilit ka çuar në një mocion mosbesimi ndaj Presidentit Donald Trump është zyrtar i CIA-s, raportojnë mediat amerikane.
Oficeri pa emër dikur punonte në Shtëpinë e Bardhë, thanë disa burime amerikane.
Sinjalizuesi thotë që zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u përpoqën të “bllokonin” të gjitha detajet e një telefonate midis Trump dhe presidentit të Ukrainës.
Trump kërkoi të dijë se kush i dha informacionin sinjalizuesit, duke thënë se burimi ishte “afër një spiuni”.
Në thirrjen në 25 korrikut, Trump e shtyu Volodymyr Zelenskyn të hetojë rivalin e tij kryesor politik demokrat, Joe Biden.
Ankesa, e lëshuar të enjten, thotë se transkripti i thirrjes nuk ishte ruajtur në sistemin e zakonshëm kompjuterik. Në vend të kësaj ajo ishte e ruajtur në një sistem të veçantë të përdorur për informacion të klasifikuar.