Siria ka kërkuar zyrtarisht për ndihmë nën skemën që është e dizajnuar për të përkrahur vendet të goditura nga fatkeqësitë natyrore në azë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.
Turqia deri tash ka vepruar në këtë mënyrë përmes ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit, por ka zgjeruar kërkesën e saj për ndihma si batanije, tenda dhe nxemje.
Në Bruksel në ndërkohë po punohet se si të koordinohet ndihma atje.
Dërgimi i ekipeve në Siri mund të jetë më i komplikuar se në Turqi, me kontrollin në veri të ndarë midis qeverisë dhe grupeve rebele.
Të martë, BE tha se po kërkon të dërgojë ndihma në Siri përmes rrjeteve ekzistuese humanitare, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Brukseli nuk e njeh Bashar al-Assad si president legjitim të shtetit sirian dhe i ka vendosur sanksione regjimit të tij, me pak kontakt midis Damaskut dhe Brukselit.
Gjithashtu, zëdhënësi i Komisionit Evropian ka deklaruar se ekipet duhet të kenë mbështetjen e autoriteteve atje, përndryshe do të jetë e pamundur të punohet në mënyrë efektive dhe të sigurtë.