Live

Situata në veri, deklarohet shefi i BE-së në Kosovë

18:37 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka quajtur fatkeqësi dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Me këtë është krijuar vakuum i sigurisë por edhe politik. Është fatkeqësi pasi ndërlikon dialogun, pasi që këto dorëheqje e minojnë marrëveshjen për integrim të 2013-ës”, është shprehur Szunyog për Info Magazine në Klan Kosova.

Lidhur me situatën në veri, ambasadori evropian nuk ka drejtuar gisht ndaj askujt.

“Nuk dua ta fajësoj dikë. Situata është siç është dhe duhet të gjendet një zgjidhje. Duhet të largohen barrikadat dhe duhet ripërqendruar në dialog”.

Ai ka thënë se zgjidhja më e mirë do të ishte që për largimin e barrikadave të arrihej një marrëveshje.

Shpërndaje në

U Kopjua